Mbrëmjen e djeshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Holandë, organizoi një pritje për zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, me mërgatën shqiptare në Holandë.
Në komunikatën për media thuhet se Bislimi, theksoi se qeveria ka vëmendje të veçantë për mërgatën dhe e vlerësoi atë për rolin kyç dhe rëndësinë që përfaqësojnë.
Ai u njoh me historitë e tyre të suksesit, nga studentë të shkencave sociale deri tek ekspertët ligjorë dhe sipërmarrësit.
Njerëzit dhe profesionistët e duhur në vendet e duhura janë thelbësor për zhvillimin e progresin e vendit, prandaj ne jemi të interesuar si qeveri për të tërhequr profesionistë të talentuar, si brenda e poashtu dhe jashtë vendit.
Ai i falënderoi mërgimtarët për gjithë kontributin e dhënë për Kosovën, duke theksuar edhe domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit. Mërgata mbetet pjesë kyçe e përpjekjeve tona për zhvillim konstant e të qëndrueshëm./Arbresh.info/
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...