Bislimi takohet me mërgatën në Francë: Qeveria i kushton vëmendje të veçantë diasporës sonë

16:54 | 20 Tetor 2023
K.B

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë, ka organizuar mbrëmjen e djeshme një pritje për Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, me mërgatën në Francë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se, ai bashkëbisedoi me mërgatën tonë, nga studentë e deri tek sipërmarrës, duke u njohur së afërmi me historitë e tyre.

Rëndësia e roli i tyre është kyç për vendin, ku dhe u theksua se Qeveria i kushton vëmendje të veçantë diasporës sonë.

Njerëzit dhe profesionistët e duhur, në vendet e duhura janë thelbësore për zhvillimin dhe përparimin e vendit, prandaj ne jemi të interesuar si qeveri të tërheqim profesionistë të talentuar, brenda dhe jashtë vendit.

Bislimi e falënderoi diasporën për gjithë kontributin e dhënë në Kosovë. Diaspora mbetet një pjesë kyçe e përpjekjeve tona për zhvillim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm.

Në këtë pritje, mori pjesë edhe z. Christopher Nyland./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme