Sot u zhvillua një takim mes Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Malin e Zi, Faik Nika.
Përfaqësuesit e Këshillit e njoftuan zëvendëskryeministrin Bislimi për objektivat e punës së këtij këshilli dhe veprimtarinë e tyre në fushat të cilat janë me interes për shqiptarët.
U fol dhe mbi thellimin e bashkëpunimit e rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor.
Në këtë takim zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej nga këshilltari i tij, Ragmi Mustafi, ndërsa Kryetari Nika nga Daut Ceka./Arbresh.info/
Shefi i NATO-s, Rutte i drejtohet evropianëve: Investoni në ...
Qeveria kanadeze do të dhurojë 17.25 milionë dollarë për Sir...
Me ftesë të presidentit, Edi Rama arrin në Emiratet e Bashku...
E kryer, Napoli dhe PSG arrijnë marrëveshje për Kvicha Kvara...
AAK-së i bashkohet Shkelzen Komoni, kirurg maksillofacial
Ministri britanik inkurajon Kosovën e Serbinë për dialog kon...