Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi sot është takuar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Kështu bëri të ditur Bislimi me anë të një postimi në platformën X.
Bislimi ka theksuar se Turqia dhe Kosova vazhdojnë të kenë marrëdhënie të forta, dhe pritet të forcohet partneriteti edhe më shumë.
“Në diskutimin e sotëm u fokusuam veçanërisht në thellimin e marrëdhënieve ekonomike. Mezi presim të intensifikojmë bashkëpunimin tonë”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...