Bislimi: Sulmi në Pragë, një lajm i trishtuar për të gjithë ne

23:42 | 21 Dhjetor 2023
E.G

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të sulmit të armatosur në një univesrsitet në Pragë.

Bislimi, përmes një postimi në “X” ka thënë se ky sulm është një lajm i trishtuar dhe një ditë e trishtuar për të gjithë ne, shkruan Arbresh.info.

“Skena zemërthyese të të shtënave në Pragë. Ngushëllimet e mia të thella për familjet dhe miqtë e viktimave dhe për të gjithë popullin çek. Ky sulm i tmerrshëm është një lajm i trishtuar dhe një ditë e trishtuar për të gjithë ne.”, ka shkruar Bislimi.

Nga sulmi në Pragë mbetën të vrarë mbi 15 persona ndërsa 24 të tjerë janë plkagosur rëndë.

Sipas policisë, sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit dhe sulmi ka qenë i paramenduar.

Trupi i pajetë i tij është gjetur në ambientet e universitetit./Arbresh.info/

LEXO EDHE: 

Mbi 15 persona të vrarë si pasojë e sulmit në një universitet në Pragë

Të ngjashme