Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim bilateral Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Pas takimit mes tyre, u vijua me mbledhjen e përbashkët mes delegacioneve, ku zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej dhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ndërsa zëvendëskryeministri Bettel shoqërohej nga i ngarkuari me punë i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, shkruan Arbresh.info.
Përgjatë bashkëbisedimeve u trajtua marrëveshja aktuale bilaterale mes dy shteteve tona, fushat e bashkëpunimit dhe projektet e përbashkëta të cilat po zbatohen bashkë edhe me ministritë tona.
Ministrat paraqitën zhvillimet në zbatimin e përkrahjes së Luksemburgut si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë në fushat përkatëse të dikastereve të tyre.
Në kuadër të këtyre fushave që mbulon marrëveshja jonë aktuale bilaterale me Luksemburgun, u diskutuan projektet rreth fuqizimit të të rinjve, trajnimit profesional (VET), përmirësimit të sistemit shëndetësor, digjitalizimit, mbështetjes së bizneseve dhe inovacionit, mbështetjes së tranzicionit tonë drejt energjisë së gjelbër. Gjatë takimit gjithashtu u theksua respektimi i parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, si pjesë integrale të marrëveshjes. U përmend ndër të tjera si sukses nga kjo marrëveshje pajisja e kuvendit tonë me sistemin elektronik të votimit, e cila tashmë veçse ka përfunduar, përderisa komponentet e tjera janë në zbatim e sipër.
Në vijim, u diskutua dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit dhe fushat potenciale ku mund të thellojmë angazhimin tonë të përbashkët.
Zëvendëskryeministri Bislimi e njohu homologun e tij shkurtimisht edhe me rritjen ekonomike dhe progresin demokratik që ka njohur vendi në këtë mandat qeverisës dhe disa nga politikat e ndërmarra, me qëllim zhvillimin e vendit dhe gjithëpërfshirjen. Veçoi rënien e shkallës së papunësisë nga 23.8% sa ishte para ardhjes sonë në qeverisje, në tash vetëm 10.8%, si dhe nënvizoi mbështetjen për rritjen e punësimit për gratë dhe të rinjtë edhe përmes platformës Superpuna./Arbresh.info/
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...