Google ADS

Bislimi: SHBA mbetet aleati kryesor i Kosovës

13:46 | 9 Dhjetor 2024
E.G

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në një takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier.

Ai shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin dhe përkushtimin e ambasadorit ndaj vendit tonë përgjatë mandatit të tij, shkruan Arbresh.info.

Zëvendëskryeministri theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati dhe partneri kryesor i Republikës së Kosovës dhe vazhdojmë të thellojmë marrëdhëniet e lidhjet mes nesh.

Përgjatë bashkëbisedimit, Bislimi foli edhe rreth vizitës së fundit të zhvilluar në ShBA e për takimet e shumta dhe të frytshme të zhvilluara atje.

Ai e falënderoi ambasadorin për bisedën e takimin e sotëm, si dhe bashkëpunimin në këto tre vitet e fundit, duke i uruar edhe suksese në vijim në detyrat e tij të ardhshme./Arbresh.info/

Të ngjashme