Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat nuk është Serbia por pesë shtetet mosnjohëse.
Ai deklaroi të enjten pas raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, se Kosova është e përgatitur për marrjen e këtij statusi, e siç u shpreh ai, aktualisht gjendet në një stad më të lartë, se të vendeve të tjera të rajonit.
“Serbia nuk është pengesë për neve, Serbia ka problemet e veta me integrimet evropian, nuk ka kapituj të çelë për vite. Te ne pengesë më shumë janë 5 vendet mosnjohëse të cilët nuk po lejon ende që të ndërtohet koncenzuesi brenda Këshillit i cili kërkon dërgimin e pyetësorit tek Komisioni Evropian në mënyrë që të vlerësohen kapacitet e Kosovës për me filluar procesin e integrimit apo për të marr statusin e kandidatit. Ka frustrim edhe brenda Komisionit që ky konsensus nuk po arrihet edhe me tej”, ka thënë Bislimi para gazetarëve, raporton eo.
Numri dy i Qeverisë ka thënë se Kosova ka një përparësi në krahasim me shtetet tjera që e kanë marrë statusin e vendit kandidat, pasi Kosova që nga viti 2016 është duke e zbatuar MSA-në.
“Duhet ta keni të qartë, procesi i integrimit liron më shumë fonde të BE-së, por kjo nuk do të thotë se shtyhet se ne që jemi duke punuar në zbatimin e agjendës dhe rrjedhimisht jemi shumë më të përgatitur se secili vendi i Ballkanit Perëndimor në momentin kur e ka marr statusin e kandidatit. Ne jemi duke zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) që nga viti 2016, para se me marr statusin e kandidatit. Kurse disa vende të tjera e kanë marr statusin e kandidatit vetëm tri javë pasi kanë filluar zbatimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit, kjo na vendos neve në një pozitë shumë më të avancuar”, u shpreh Bislimi.
Bislimi konsideron se Kosovës po i bëhet padrejtësi në marrjen e statusit të vendit kandidat. Ka thënë se gara e vendeve të tjera është “400 metra, ndërsa Kosova i ka 600 metra edhe me pengesa”.
“Ka zëra brenda Komisionit Evropian të cilët besojnë që në rast se Kosova do të garonte me kushte të njëjta me vende e tjera të rajonit do të ishte mbase vendi i parë ose i dytë nga Ballkani që mund ta marr statusin e anëtarit të BE-së por fatkeqësisht gara për Kosovën nuk është e njëjtë. Gara e vendeve të tjera është për shembull një garë 400 metra, Kosova e ka 600 metra edhe me pengesa”, ka deklaruar Bislimi.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit