Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar ndaj raportimeve të mediave serbe, të cilat janë duke shkaktuar panik tek qytetarët e veriut në prag të vendosjes së masave të reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet serbe.
“Mbiprodhimi i artikujve të tillë të sponsorizuar nga qeveria në mediat serbe, është një ilustrim i përsosur i frikësimit si strategjia kryesore e qeverisë në shfrytëzimin e turpshëm mediatik për përhapjen e panikut dhe promovimin e ‘akteve heroike’ të udhëheqjes shtetërore”, ka shkruar Bislimi në rrjetin social ‘Twitter’, duke ia bashkangjitur edhe një link të një mediumi serb me artikull që nxit panik tek qytetarët serbë.
Zyrtarët serbë ditët e fundit kanë nisur një fushatë spekulative kundër masave të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e veturave në veri me “RKS” dhe për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftimet e Kosovës.
Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 29 qershor, veturat me targa të qyteteve në Kosovë, të cilat ende lëshohen nga autoritetet serbe, do të mund të zëvendësohen me targa RKS brenda periudhës 1 gusht deri më 30 shtator.
Qeveria vazhdon fushatën informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”
Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet përkatëse, vazhdojnë fushatat informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”.
Në një njoftim për media thuhet se fushata informuese i drejtohet qytetarëve të cilët posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA”, apo “ĐA”, e të cilët nga data 1 gusht 2022 deri me 30 shtator 2022 kanë mundësi t’i zëvendësojnë ato me targat ‘RKS’. Kjo fushatë i ndihmon ata të aplikojnë dhe të pajisen me këto targa.
Të gjitha fushatat si, video-spotet, komunikatat njoftuese, banerët dhe fletushkat, iu janë adresuar dhe shpërndarë të gjithë qytetarëve pa dallime (në gjuhët shqipe dhe serbe), me qëllim të informimit të tyre me kohë, dhënies së sqarimeve të nevojshme për procedurat dhe kriteret e parapara për pajisje me targa “RKS”.
“Ministria e Punëve të Brendshme është e angazhuar dhe do të vazhdojë të angazhohet maksimalisht për informimin e qytetarëve, asistimin në ndjekjen e hapave të nevojshme dhe mbarëvajtjen e procesit. Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve kanë vazhduar më tej me përgatitjet në të gjitha komunat në Republikën e Kosovës, për të mirëpritur të gjithë pronarët e automjeteve”, thuhet në njoftim./rtk/
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...