Bislimi: Serbia nuk mund të fshihen më prapa tentativave për tensione e kriza

23:37 | 11 Korrik 2023
E.H

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka dhënë detaje rreth takimit të djeshëm me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Të dy palët janë dakorduar për katër pika të cilat Qeveria e Kosovës i ka bërë publike pak orë më parë, e që bëhet fjalë për zvogëlimin e numrit të policëve në veri dhe zgjedhjet e parakohshme në katër komunar veriore pas stinës së verës.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi thotë se Serbia nuk mund të fshihet më prapa tentativave për tensione e kriza.

“Serbia duhet të ndalojë veprimet e saj nxitëse të dhunës, që çoi në sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, në konfiskimin e një arsenali të madh municionesh në afërsi të komunës së Zveçanit, e kidnapimin e tre zyrtarëve tanë policorë thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës”.

“Ka ardhur momenti që Serbia t’i përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe të zbatojë marrëveshjet e dakorduara. Nuk mund të fshihen më prapa tentativave për tensione e kriza, për eskalim të situatës. Ka ardhur momenti që marrëveshja të zbatohet, në mënyrë të drejtë, të pakushtëzuar e të balancuar”, shkroi Bislimi.

Ai shton se vullneti dhe konstruktiviteti i palës kosovare në këtë proces, asnjëherë nuk ka munguar.

“Këtë po e dëshmojmë në vazhdimësi. Asnjëherë nuk kemi vepruar apo kontribuar në eskalimin e situatës në veri, por vetëm në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vend. Në këtë frymë i marrim të gjitha vendimet e hapat tonë”, ka deklaruar pos tjerash Bislimi./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Katër pikat për shtensionim të situatës në veri, zvogëlohet menjëherë prania policore, zgjedhjet pas verës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme