Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka kujtuar masakrën e Reçakut në 25 vejtorin e saj.
Me anë të një postimi në Facëebook, Bislimi u shpreh se kjo masakër zgjoi forcën reaguese të botës ndaj krimeve çnjerëzore të regjimit serb kundrejt shqiptarëve, shkruan Arbresh.info.
“Çerekshekulli nga një prej krimeve më të tmerrshme të historisë sonë. Dhimbja ende gëlon në mesin tonë, bashkë me familjet e të afërmit e 45 bashkëkombasve tanë të vrarë barbarisht. Masakra në Reçak zgjoi forcën reaguese të botës ndaj krimeve çnjerëzore të regjimit serb kundrejt shqiptarëve. Gjurmët e një masakre të tillë nuk mund të zhduken e as të mohohen.”, ka shkruar ai.
Bislimi shtoi se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e orkestruara, paramenduara dhe ekzekutuara.
Ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi u shpreh se Reçaku është fytyra e vërtetë e Serbisë së Millosheviqit.
“Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e orkestruara, paramenduara dhe ekzekutuara. Reçaku është më shumë sesa një ngjarje në librat e historisë. Ajo është fytyra e vërtetë e Serbisë së Millosheviqit e cila ende fatkeqësisht nuk e ka bërë shkëputjen nga ajo aktualja e Vuçiçit, për sa kohë ende mohohen masakra si e Reçakut.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...