Bislimi raporton në Komisionin për Integrim Evropian

08:45 | 19 Qershor 2024
K.B

Sot Komisioni për Integrim Evropian mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pritet të raportojë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Mbledhja nis në orën 10:00.

Rendi i ditës

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Raportimi i z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;

3. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028, i ftuar z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;

4. Votimi i raportit me rekomandime për Projektligjin nr.08/L-275 për rrugët dhe për amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

5. Votimi i raportit me rekomandime për Projektligjin nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës dhe për amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

6. Votimi i raportit me rekomandime për Projektligjin nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-197 për zyrtarët publik dhe për amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

7. Votimi i raportit me rekomandime për Projektligjin nr.08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe për amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

8. Të ndryshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme