Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi sot ka drejtuar mbledhjen e 78-të të Qeverisë.
Gjatë adresimit të tij, Bislimi ka ngushëlluar familjen e miqtë me rastin e vdekjes së kryetarit të bordit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike dhe drejtorit të operimeve në operatorin e sistemit të transmisionit, Skender Gjonbalaj, shkruan arbresh.info
Fjalimi i tij i plotë:
Tani të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar, para se të fillojmë me pikat e rendit të ditës, më lejoni që në emër të secilit prej nesh këtu dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me rastin e ndarjes nga jeta të inxhinierit të shkëlqyer, kryetarit të bordit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike dhe drejtorit të operimeve në operatorin e sistemit të transmisionit, Skender Gjonbalaj, t’i dërgojmë ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Dje ai u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë duke na lënë një trashëgimi të çmuar në punën dhe realizimin e pavarësimit energjetik të Kosovës në projektin për bllokun energjetik Kosovë – Shqipëri dhe në themelimin e formësimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike. Inxhinier Gjonbalaj do të kujtohet nga të gjithë ne saherë që flitet për sistemin energjetik të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këto momente në pallatin e Rinisë është mbajtur një mbledhje komemoraitve në nderim të punës dhe angazhimit të zotit Gjonbalajt. Dhe dëshiroj që familjes, miqve dhe familjarëve të tij të ju kërkoj falje për pamundësinë që të jemi aty bashkë me ta. Ne si qeveri e Republikës së Kosovës po angazhohemi dhe do të angazhohemi që puna e tij të marrë kuptim të plotë duke i finalizuar e jetësuar projektet ku ai ishte nismëtar. Më lejoni të nderuar anëtar të kabinetit qeveritar që në shenjë nderimi për punën dhe angazhimin e inxhinierit Gjonbalaj të ju ftoj për një minutë heshtje. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Skender Gjonbalaj dhe punën e patriotizmin e tij. Faleminderit! /arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin