“Progresi në procesin e integrimit evropian të Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë më parë më i madh sesa tash. Përtej nivelit të lartë të zbatimit të reformave dhe avancimit në agjendën e tyre, në përmbajtje të saj kanë qenë dhe reforma të cilat nuk zbatoheshin me vite. Kjo, konstatohej si pikë negative apo pengese edhe në vetë raportet e mëparshme të Komisionit Evropian”, ka shkruar Bislimi në Facebook.
“Në pak kohë, shumë punë të lëna në harresë nga pozita e atëhershme dhe opozita e sotme, gjetën epilog. Shumë prej tyre, përveçse sundimin e ligjit, preknin edhe luftimin e korrupsionit. Kjo e shqetësonte dhe brengoste pushtetin e dikurshëm: transparenca dhe llogaridhënia”.
Bislimi ka listuar dhe reformat ‘të cilat kishin me raste edhe më shumë se një dekadë që nuk miratoheshin dhe zbatoheshin’:
– Pakoja e tre ligjeve kundër korrupsionit: Ligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, 2) Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave dhe 3) Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore;
– Ligji për financimin e partive politike;
– Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme;
– Rregullorja e Kuvendit të Kosovës ;
– Terminalet doganore private nuk ishin në harmoni me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe ne kaluam drejt kalimit gradual nga ato private në ato publike;
– Ligji i Përgjithshëm për Inspektimet;
– Ligji për Ushqimin që rregullon sigurinë, cilësinë dhe kontrollin e ushqimit;
– Ligji për Rezervat e Detyrueshme të Naftës;
– Transferimi i inspektorëve të sigurisë ushqimore nga komunat në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...