Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Duke e uruar Barbanos për pozitën dhe rolin e ri në krye të misionit të EULEX-it, Bislimi shprehu përkushtimin e angazhimin e tij maksimal në vazhdimin e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe EULEX-it, përcjell Arbresh.info.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë me misionin e EULEX-it, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit, si dhe për zhvillimet në vend.
Bislimi theksoi përkushtimin e Qeverisë për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe ruajtjen e paqes, rendit dhe sigurisë në vend./Arbresh.info/
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...