Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.
Fillimisht, zëvendëskryeministri Bislimi ofroi ngushëllimet e tij më të sinqerta ambasadores Vakali në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur mbrëmë në Greqinë qendrore, duke thënë se i qëndrojmë pranë Greqisë në këtë moment të vështirë dhe bashkëndjejnë me miqtë grekë.
Znj. Vakali vlerësoi në mënyrë të veçantë ngushëllimin e shprehur nga ana e zëvendëskryeministrit dhe atë të liderëve institucionalë në Kosovë.
Gjatë takimit, u diskutua në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Greqi, prioritetet dhe interesat e përbashkëta, format e thellimit të bashkëpunimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Për Kosovën, Greqia është një vend partner, me të cilin synon që të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe ndërveprimi.
Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadoren Vakali edhe mbi zhvillimet e fundit në lidhje me procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel. /arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit