Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Në takim zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi faktin se objektivi kryesor i Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian.
Ai gjithashtu e informoi Cramon rreth angazhimeve të fushëveprimit të tij, shkruan arbresh.info.
Ai u shpreh mirënjohës ndaj mbështetjes së shprehur për procesin e liberalizimit të vizave, për të cilën pret përmbylljen sa më parë të këtij procesi dhe lëvizjen e lirë për qytetarët e vendit tonë dhe pranimit në Këshillin e Evropës.
U potencua fakti i pozicionimit të Republikës së Kosovës krah BE-së dhe vendeve aleate për sa i përket zhvillimeve në Ukrainë.
Von Cramon tha se e çmon angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në pozicionimin e saj krah Bashkimit Evropian dhe shteteve aleate, në sanksionet kundër Rusisë.
Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova ndan të njëjtat vlera perëndimore me BE-në dhe se përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në BE do t’i shërbente sigurisë rajonale dhe asaj evropiane.
Zëvendëskryeministri Bislimi foli gjithashtu dhe për dinamikat e avancimit dhe progresit në reformat në kuadër të Agjendës Evropiane. Prioritetet kryesore janë sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe qeverisja e mirë.
Në përfundim të takimit, Cramon konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e saj për ta ndihmuar Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin në Bashkimin Evropian./arbresh.info/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...