Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman.
Duke e falënderuar për punën e përbashkët, kontributin e bashkëpunimin, Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj objektivave e prioriteteve tona për një shoqëri gjithëpërfshirëse e vëmendje të plotë edhe ndaj grupeve të margjinalizuara dhe minoriteteve. U përmendën iniciativat e ndërmarra nga Qeveria si platforma Superpuna dhe ndikimi i prodhuar nga ajo, apo edhe Kosovo Generation Unlimited, e cila u cilësua nga znj. Zicherman si një vizion i kthyer në realitet.
“Ne duam të gjejmë sa më shumë instrumente për mbështetjen e qytetarëve, jo vetëm që ajo të jetë e diversifikuar, por edhe të mbërrijë tek sa më shumë qytetarë e të jetë gjithëpërfshirëse. Të rrisim e kultivojmë aftësitë e të rinjve e të vijojmë përkushtimin tonë edhe në uljen e papunësisë” tha Bislimi.
Në përfundim të takimit, u theksua dhe rëndësia e procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili nisi në datën 5 prill, që do të japë kontribut të volitshëm për të dhëna më të sakta e rrjedhimisht dhe politika më të targetuara, në shërbim të progresit e zhvillimit të vendit. Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi znj. Zicherman suksese të mëtejme në angazhimin e radhës./Arbresh.info/
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...