Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në një takim lamtumirës Ambasadorin Hungarez në Prishtinë, József Bencze.
Ata diskutua për marrëdhëniet Kosovë – Hungari, si dhe vizitat e shumta të zhvilluara me qëllim të forcimit të marrëdhënieve si ajo e Presidentes, Ministrave dhe të zyrtarëve të tjerë në Hungari dhe në Kosovë.
“Qeveria e Kosovës dhe ajo Hungareze kanë funksionalizuar Komisionin e Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik dhe memorandume të ndryshme në fushat e bujqësisë, ekonomisë dhe edukimit, me bursa për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.
Bislimi i uroi shëndet dhe suksese të mëtejme Ambasadorit Bencze në pozitën e tij të ardhshme./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...