Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Jovana Marović.
Sipas komunikatës për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se në takim u bisedua mbi rrugëtimin e të dyja vendeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ndarjen e përvojave të secilës palë në këtë proces, përkushtimin e plotë, rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit si partnerë rajonal.
U përmend sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndër fokuset e dy shteteve në avancimin e tyre drejt vlerave dhe standardeve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, u diskutua mbi modelet e përfshirjes dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile, në proceset e integrimit evropian.
Palët diskutuan edhe mbi fillimin e ri të Procesit të Berlinit dhe rolit të tij në rritjen e bashkëpunimit rajonal. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane të Qeverisë së Malit të Zi, Jovana Marović u shpreh mirënjohëse për mikpritjen, duke konfirmuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot