Google ADS

Bislimi priti në takim emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach

19:59 | 29 Nëntor 2023
E.H

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, priti në takim emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach.

Emisari Peach shoqërohej në këtë takim dhe nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, përcjell Arbresh.info

“Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe situatën në rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi partneritetin e fuqishëm mes dy vendeve tona si dhe theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm e të frytshëm si me ambasadorin Abbott, poashtu dhe me emisarin Peach”, thuhet në njoftimin për media.

Ai e informoi emisarin Peach rreth procesit të dialogut si dhe rolit aktiv e konstruktiv të Republikës së Kosovës.

“Vendi ynë në vazhdimësi ka dëshmuar angazhimin e përkushtimin e saj jo vetëm në normalizimin e marrëdhënieve e njohje me Serbinë, por edhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet shteteve të rajonit, si katalizator për paqe e harmoni, zhvillim e progres”, tha Bislimi.

“Aleanca e miqësia me Mbretërinë e Bashkuar bartin rëndësi të veçantë për Kosovën”.

Bislimi e falënderoi emisarin Peach për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar.​/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme