Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ambasadorin Ilhan Saygili, i shoqëruar nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Palët diskutuan mbi thellimin e raporteve mes dy vendeve tona dhe mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Potencial të madh shfaqin rritja e shkëmbimeve tregtare, shtimi i investimeve nga bizneset e Turqisë, por edhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta.
‘U shpreh mirënjohja e thellë dhe falënderimi për ndihmën dhe solidaritetin e ardhur nga Republika e Kosovës dhe dërgimit të ekipeve të shpëtimit në rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë, për të cilën u tha se është vlerësuar lartësisht”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit, përcjell arbresh.info.
Duke i uruar qëndrim të frytshëm dhe produktiv në Kosovë, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Saygili për takimin, bisedën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Republikës së Turqisë me Republikën e Kosovës.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...