Sot, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim Ndihmës-Sekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën, Ivana Živković.
Bashkë diskutuan rreth bashkëpunimit të qeverisë me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku u përmendën iniciativa konkrete për të përmirësuar sektorë kyç dhe për të forcuar kapacitetet institucionale, përcjell Arbresh.info.
Procesi i integrimit evropian të Kosovës ishte poashtu temë fokus e takimit, ku zëvendëskryeministri theksoi punën e qeverisë rreth Planit të Rritjes i cili edhe u miratua në mbledhjen e 223-të të qeverisë të javës së kaluar, dhe avancimi e zhvillimi ekonomik që ka njohur vendi në tri vite e gjysëm të mandatit tonë qeveritar.
Bislimi vuri në pah edhe rëndësinë e reformave kyçe për përparimin e mëtejshëm drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Në këtë takim, Živković shoqërohej dhe nga shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros dhe zëvendësi i tij, Dudley Tarlton./Arbresh.info
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...