Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ragnar Almqvist.
Përgjatë bashkëbisedimit, Bislimi shprehu mirënjohjen për përkrahjen e palëkundur të Irlandës ndaj vendit tonë, e veçanërisht për mbështetjen në arenën ndërkombëtare. Irlanda do të marrë përsipër edhe presidencën e BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2026, shkruan Arbresh.info.
Në takim u bisedua rreth fuqizimit të marrëdhënieve e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve tona në fusha me interes të përbashkët.
“Fokusi u përqendrua në mundësinë e kultivimit të shkëmbimit tregtar, investimeve ekonomike dhe projekteve kulturore midis dy vendeve tona, me theks në rrafshin e shkëmbimit të përvojave dhe në angazhimin e diasporës.”, thuhet në njoftim.
Zëvendëskryeministri e njohu ambasadorin edhe me aktualitetin e zhvillimet në vend, si dhe progresin që ka njohur vendi ynë në më shumë se tri vite të qeverisjes sonë, duke theksuar indikatorët ekonomikë.
Mes të tjerash, Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin e bisedën, duke shtuar se Kosova mbetet e gatshme për bashkëpunim të ngushtë me Irlandën e thellim të mëtejmë të marrëdhënieve mes nesh./Arbresh.info/
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë