Google ADS

Bislimi priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, e informoi për aplikimin për anëtarësim në BE

18:33 | 16 Dhjetor 2022
E.H

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Ambasadori Sakar e uroi Kosovën në ecjen tutje në hapat e mëtejshëm për liberalizimin e vizave pas dakordimit të Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit Evropian.

Gjithashtu, u përmend dhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku Bislimi e informoi rreth përgatitjeve të Kosovës në këtë proces dhe mbështetjen që vendi e ka marrë që në momentin e dorëzimit të aplikimit.

Në takim, u diskutua dhe rreth zhvillimeve në procesin e dialogut, thuhet në komunikatën për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme