Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik.
Ai e përgëzoi ambasadorin në detyrën e tij të re dhe theksoi se Kosova ka një partner e vend mik të rëndësishëm te Hungaria.
Pjesë e bisedës ishte dhe rruga përpara e rajonit drejt integrimit evropian e prosperitetit si dhe siguria e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor.
Forcimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona është përkushtim dhe qëllim i përbashkët. Kosova dhe Hungaria bashkëpunojnë në shumë nisma dhe projekte të ndryshme me interes të përbashkët.
Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin e bisedën e frytshme si dhe i uroi dhe njëherë suksese në angazhimin e tij të ri./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...