Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në zyrën e tij ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Ambasadori Rohde e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës dhe ofroi mbështetjen e tij në fusha të ndryshme, ku Gjermania tashmë edhe e ka dëshmuar përkrahjen ndaj Kosovës.
Gjatë bisedës, zëvendëskryeministri dhe ambasadori diskutuan rreth projekteve të përbashkëta, bashkëpunimit rajonal, si dhe për vizitën e fundit në Bruksel të delegacionit kosovar. Ambasadori Rohde theksoi se Gjermania do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, ndërsa zëvendëskryeministri Bislimi e vlerësoi lartë përkrahjen e pakursyer të shtetit mik./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...