Bislimi priti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, e informoi mbi procesin e dialogut

17:50 | 18 Maj 2023
E.H

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Kosova dhe Finlanda ndajnë mes tyre marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi, e cila u rikonfirmua dhe në takimin e sotëm mes palëve.

“Ne synojmë të thellojmë partneritetin me shtetin e Finlandës. Për të përmbushur këtë objektiv të përbashkët, u bisedua edhe mbi format e zgjerimit të bashkëpunimit mes nesh”, tha Bislimi.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se u theksua dhe vlerësimi i lartë që Kosova e ka për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj rrugëtimit tonë në proceset e integrimit evropian.

Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel ditën e hënë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme