Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier.
Në takim, u nënvizuan marrëdhëniet e fuqishme dypalëshe dhe mbështetja e vazhdueshme e Belgjikës për Republikën e Kosovës. Biseda mes palëve, preku fusha kyçe me interes të përbashkët, duke theksuar përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet dy vendeve.
Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen veçanërisht për vendimin e Belgjikës për të ngritur përfaqësinë diplomatike në Kosovë në nivel ambasade, si dhe emërimin e ambasadorit të parë rezident, z. Gregoire Cuvelier.
Në vijim, u theksua fakti që nga 1 janari deri më 30 qershor 2024, Belgjika do të ketë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri veçoi këtë si mundësi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në lidhje me integrimin evropian të Kosovës.
Ai shtoi se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është me rëndësi gjeostrategjike. Tashmë ka kaluar pothuajse një vit që nga aplikimi i vendit tonë për anëtarësim në BE, e ku Kosova kërkon progres në këtë drejtim dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.
Në këtë prizëm, progresi i Kosovës duhet të vlerësohet në bazë të maturisë së institucioneve tona dhe përmes një procesi të bazuar në merita, ku në vazhdimësi kemi dëshmuar se vendi ynë përket në familjen evropiane dhe duhet të avancojë tutje në rrugëtimin drejt BE-së. Në takim, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi dhe përkushtimin e objektivin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Më tej, ai e informoi ambasadorin belg dhe mbi zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut./Arbresh.info
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...