Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Dialog, Zhvillim dhe Integrim Evropian, Besnik Bislimi, hapi sot takimin e parë dialogues me përfaqësuesit e shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, dhe partnerët zhvillimorë, për qasjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese.
Zvogëlimi i procedurave dhe kërkesave tw shumta për qytetarë dhe biznese që dalin nga legjislacioni ndikon në rritjen e konkurrencës së bizneseve dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike administrative, shkruan arbresh.info.
Në fjalën e hapjes, Zëvendëskryeministri Bislimi tha se duke marrë parasysh ngarkesën e madhe administrative ndaj qytetarëve dhe bizneseve, i ndërtuar ndër vite përmes një qasjeje të fragmentuar në politikbërje, thjeshtimi dhe lehtësimi administrativ do të kursej kohën dhe koston e të gjithëve, duke krijuar një mjedis më të mirë për të bërë biznes.
Takimi u organizua nga Zyra e Kryeministrit, mbështetur nga GIZ Kosovë./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...