Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mirëpriti në takim zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai.
Fillimisht, Bislimi e uroi Fetain për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në angazhimin e tij, përcjell Arbresh.
“Më tej, palët biseduan rreth thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe forcimit të urave të bashkëpunimit. U veçua bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, infrastrukturës me theks bashkëpunimit në projektet ndërkufitare por edhe turizmit, si dhe u trajtua rëndësia e avancimit të rrugëtimit në procesin e integrimit evropian të dy vendeve”, njofton ZKM.
Duke e falënderuar për bisedën dhe takimin e frytshëm, Bislimi shprehu gatishmërinë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut por edhe bashkëpunimit rajonal. Pjesëmarrëse në takim ishte dhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi./Arbresh.info
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje