Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim eksperten pranë ECOSOC, njëkohësisht Drejtoren e Institutit të Financave të Libanit, Lamia Moubayed Bissat.
Ekspertja Bissat, shprehu kënaqësinë e saj që ndodhet në Kosovë e që po mëson më shumë mbi historinë dhe zhvillimin e vendit tonë, përcjell Arbresh.info.
Ajo gjendet në Kosovë me rastin e mbajtjes së konferencës ‘’KosovaPar2023’’, ku po diskutohet për të ardhmen e Administratës Publike, fleksibilitetin, stabilitetin dhe digjitalizimin e saj, e cila po organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Bislimi theksoi se reforma e administratës publike është prioritet i Qeverisë sonë.
Bissat e vlerësoi këtë përkushtim të Qeverisë, duke thënë se reforma e administratës publike si prioritet, nuk është diçka të cilën e vërejmë shpeshherë në vende të ndryshme, andaj edhe është për t’u përgëzuar.
Më tej, zëvendëskryeministri foli dhe mbi politikat ekonomike dhe nismat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me qëllim uljen e pabarazisë e shpërndarjen e barabartë.
Duke e falënderuar për vizitën e fjalët e saj inkurajuese, Bislimi i dëshiroi qëndrim produktiv në Kosovë ekspertes Bissat. Nga ana tjetër, ajo shprehu admirimin e saj për punën që po bëhet dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm. /Arbresh.info/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...