Bislimi pret në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

18:45 | 22 Nëntor 2023
KRG

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në takim u bisedua mbi situatën e sigurisë në vend, e ku u theksua dhe kontributi i kontingjentit britanik brenda KFOR-it, përcjell Arbresh.info.

Bislimi e informoi ambasadorin Abbott dhe mbi takimin e fundit të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve dhe procesin e dialogut.

Ai theksoi se Republika e Kosovës vazhdon të mbetet konstruktive e aktive në proces, e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke.

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë një miqësi e partneritet të fuqishëm.

Bislimi e falënderoi ambasadorin Abbott për takimin e frytshëm, si dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës. /Arbresh.info/

Të ngjashme