Kosova dhe Serbia po bisedojnë në Bruksel marrëveshjen sipas të cilës zotohen të mos e sulmojnë njëra tjetrën, ka zbuluar zvëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi.
Në një intervistë për Kanal10, Bislimi ka thënë se Bashkimi Evropian po e ndërmjetëson marrëveshjen e tillë.
Sipas tij, fillimisht Serbia kishte refuzuar të flasë për këtë temë, por BE-ja do ta quaj “marrëveshje mirëbesimi” mes palëve.
Sipas njeriut të dytë të qeverisë, një takim mes krerëve të shtetit pritet të ndodhë para zgjedhjeve të Serbisë, që mbahen fillim të prillit. Bislimi ka thënë se raportet e Kosovës me SHBA-në kurrë nuk kanë qenë më mirë se nën këtë qeveri.
KRU “Mitrovica”: Ka filluar trajtimi i ujit në impiantin në ...
Kryeministri Kurti mirëpriti ambasadorin e Turqisë në Kosovë...
Veliaj: Tirana ndriçohet sonte për festat e fundvitit
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Kurti...
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...