Vizita në Bruksel e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, vijoi me prezantimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe situatën aktuale në “European Policy Center”, në diskutimin me temë “Rruga e Kosovës drejt BE-së: Si ta tejkalojmë ngërçin?”.
Në fjalën e tij, Bislimi theksoi se integrimi evropian është prioritet kryesor për Qeverinë.
“Arritja e liberalizimit të vizave, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës e aplikimi për anëtarësim në BE, dhanë sinjalin vitin e kaluar për rëndësinë dhe vëmendjen e veçantë ndaj rrugëtimit evropian. Përmes progresit të dëshmuar veçanërisht në indikatorët ekonomikë e të sundimit të ligjit, kemi treguar gatishmërinë e Qeverisë për hapa të rëndësishëm drejt integrimit në BE”, ka thënë Bislimi përcjell Arbresh.info.
“Përtej pengesave e barrierave, vendi ynë njohu rritje e zhvillim ekonomik, krijim të vendeve të reja të punës, u punua në formalizimin e ekonomisë, në ligje që targetojnë luftën kundër korrupsionit e në strategjinë anti-korrupsion. Pra punësim e drejtësi ishte përgjigja e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të avancuar agjendën evropiane”, ka thënë Bislimi.
Bislimi e vlerësoi lartësisht dhe iniciativën e Komisionit të BE-së për planin e ri për zgjerim prezantuar nga Presidentja e Komisionit, Von Der Leyen, si dhe pritshmëritë e Këshillit të BE-së, përfaqësuar nga Presidenti i Këshillit, Michel, që zgjerimi të arrihet deri më 2030. Theksoi se procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci dhe të ofrojë instrumentet e barabarta për të gjitha shtetet.
Sa i përket situatës aktuale, ai theksoi se sulmi i 24 shtatorit ishte një akt agresioni, i dizajnuar, mbështetur e orkestruar nga Serbia.
“Këtë e dëshmojnë tashmë qartazi dhe faktet e shumta, nga prezenca e organizimi i agresionit nga Milan Radojçiq, prezenca e truprojës së shefit të BIA, Vulin, e deri tek mjeti i gjetur e konfiskuar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, vërtetimi i dhënë nga ushtria serbe për pajisje me armatim të rëndë, strehimi i terroristëve në Serbi dhe glorifikimi i tyre. Objektivi ka qenë i qartë: shkelja e integritetit territorial, sovranitetit të Republikës së Kosovës e tentativë për destabilizim të vendit tonë e të rajonit”, thuhet tutje në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.
Bislimi i informoi pjesëmarrësit dhe mbi procesin e dialogut e takimin e fundit të nivelit të lartë mbajtur me 14 shtator. Në përfundim ai i falenderoi organizatorët për mundësinë e bashkëbisedimin e frytshëm./Arbresh.info
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag