Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas pretendimeve të Listës Serbe se Banka Qendrore e Kosovës e cila e ka cilësuar si “dëbim të serbëve” nga zonat ku ata jetojnë në Kosovë, vendimin e që vetëm valuta euro të përdoret për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme.
Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi ka shkruar se nё Rregullore nuk ka pasur se si tё anulohet pёrdorimi i dinarit, pra diçkaje qё nuk ka qenё e lejuar asnjёherё mё parё, shkruan Arbresh.info.
“Rregullorja e BQK-së pёr “Operacionet me Para tё Gatshme”, e miratuar nga bordi i këtij institucioni nё fund tё dhjetorit tё vitit qё lamё pas, nuk e liston asnjё mjet pagese veçmas, pёrveç specifikimit qё buron nga neni 11 i Kushtetutёs sё Republikёs sё Kosovёs. Nё kёtё nen precizohen dy gjёra: qё në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme; dhe qё Banka Qendrore e Kosovёs ёshtё autoritet i pavarur bankar.”, ka shkruar Bislimi.
“Rrjedhimisht nё Rregulloren e sipёrpёrmendur, nuk ka pasur se si tё anulohet pёrdorimi i dinarit, pra diçkaje qё nuk ka qenё e lejuar asnjёherё mё parё. Pёr mё tepёr, as dinari e as monedhat e asnjё shteti tjetёr fqinj nuk janё pёrmendur fare nё tekstin prej 40 faqesh tё kёsaj rregulloreje.”, ka shkruar mes të tjerash ai.
Më tej, zëvendëskryeministri tha se regullorja nuk ёshtё produkt i negociatave politike nё Bruksel dhe si e tillё nuk ka se si tё ketё ndikim nё mbarёvajtjen e procesit tё normalizimit tё raporteve mes Republikёs sё Kosovёs dhe fqinjit tonё verior.
Ndër të tjera, ai theksoi se secili prej qytetarëve që ka përdorur ndonjë valutë tjetër në operacionet me para të gatshme, ka qenё nё vazhdimёsi nё anёn e shkelёsit tё ligjit.
“Deklaratat qё tentojnё tё kontestojnё si autoritetin e Bankёs Qendrore nё pёrcaktimin e kёtyre rregullave, si monopolin nё pёrdorimin e Euros si valutё e vetme në qarkullim, pёrveçse insistojnё nё lejim, tolerim dhe promovim tё joligjshmёrisё e informalitetit, njёkohёsisht bёjnё thirrje pёr mohimin e kompetencave tё Bankёs Qendrore, tё cilat janё tё garantuara me Kushtetutё”, u shpreh Bislimi./Arbresh.info/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...