Zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i ekipit negociator në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se fillimisht dialogu me Serbinë ishte planifikuar të zgjasë dy vjet, derisa sot po hyjmë në vitin e dymbëdhjetë të këtij procesi.
Ai theksoi se çdo vonesë në arritjen e zgjidhjes përfundimtare e dëmton sigurinë dhe paqen në rajon dhe se Kosova e Serbia, përkatësisht qytetarët e të dyja vendeve, do të vuajnë pasojat më të mëdha.
Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve, Bislimi në një intervistë për RTK2, tha se njohja reciproke është e rëndësishme, nëse jo edhe elementi kryesor i atij normalizimi, sepse pa të, siç shtoi ai, është e vështirë të normalizohen marrëdhëniet.
“Vuçiqi në takime private para zyrtarëve në Bruksel thotë se e kupton që duhet ta njohë Kosovën, por duhet të përgatitet terreni në Serbi, duhet kohë dhe pastaj në publik thotë se nuk do ta njohë kurrë. Njohja reciproke do të kontribuonte në shfrytëzimin shumë më të mirë të resurseve që ka Kosova dhe Serbia, të cilat ne mund t’i ofrojmë edhe Evropës. Por ajo që ne u përpoqëm të vërtetojmë në Bruksel është se përparimi i Kosovës nuk varet nga vetë njohja. Njohja është e rëndësishme për ne, kontribuon për paqen, por Kosova mund të zhvillohet pa njohje. Në fakt, ne kemi dokumentuar gjatë 18 muajve të fundit se në këtë rast njohja dhe normalizimi i kontribuojnë më shumë Serbisë sesa Kosovës”, tha Bislimi.
Ai ka theksuar se Kosova tashmë është demokratizuar dhe e ka rritjen më të madhe ekonomike ndonjëherë në rajon.
Sipas Bislimit, Kosova ka progres të madh edhe në sundimin e ligjit, gjë e cila siç ka thënë ai nuk mund të thuhet për Serbinë.
Shefi i ekipit negociator të Kosovës shtoi se, “nëse njohjen reciproke e shohim si peng, atëherë Serbia është më shumë se Kosova peng i kësaj njohjeje reciproke”.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?