Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi pas vendimit për targat ka thënë se si qeveri kanë treguar vendosmëri për zbatimin e vendimeve si dhe përkushtimin e kontributit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.
Bislimi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo çështje ishte dhe brengë e partnerëve ndërkombëtarë.
“Ne kemi treguar vendosmërinë për zbatimin e vendimeve tona dhe përkushtimin e kontributin tonë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, e që ishte edhe brengë e partnerëve e miqve tanë ndërkombëtarë. Jemi të bindur se sundimi i rendit e ligjit dhe paqja e siguria shkojnë e mirëmbahen bashkë”, ka thënë Bislimi.
Sipas tij, vendimi për targa është i ndarë në tri etapa, e cila siç u shpreh ai nis me masën e dhënies së vërejtjes deri më 21 nëntor, pastaj me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023.
“Në mbledhjen e qeverisë, qartësuam dhe zbatimin e vendimit për targa, që nis me 1 nëntor. I ndarë në tre etapa dhe shkallë, zbatimi fillimisht nis me masën e dhënies së vërejtjes deri më 21 nëntor. Pastaj me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023. Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023, do të vendosen targat provuese për veturat me targa ilegale. Ndërkaq pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa ilegale”, ka shkruar ndër të tjera Bislimi në Facebook. /arbresh.info/
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...