Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi të martën se Gjykata Kushtetuese vendos nëse draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian, ka apo jo kompetenca ekzekutive.
Sipas tij, Qeveria nuk ka garantuar që në përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit nuk ka shkelje kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese e vendos nëse draft-statuti i asociacionit parasheh kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe. Qeveria nuk ka garantuar që nuk ka shkelje kushtetuese. Ne kemi thënë se ky është draft që na është sjellë nga ndërkombëtarët dhe nuk është përpiluar nga ne, ndërkombëtarët kanë thënë se nuk ka kompetenca ekzekutive dhe ne nuk jemi Gjykatë Kushtetuese, rrjedhimisht ata e kanë për detyrë me tregua ka apo nuk ka”, ka thënë zëvendëskryeministri për RTV21.
Bislimi më tej ka shtuar se nëse ka kompetenca ekzekutive, atëherë ndërkombëtarët duhet të thonë se draft-statuti duhet të ndryshohet.
“Në qoftë se ka ata duhet të thonë kjo duhet të ndryshohet. Është mirë që opozita ka vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për draftin, për këtë është edhe roli i opozitës. Nuk ka zbatim të marrëveshjes pa nënshkrim nga pala serbe”, është shprehur ai.
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë