Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është takuar sot me të dërguarin special të Bashkimit Evopian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.
Bislimi me anë të një postimi në “X” tha se me Lajçakun folën për rrugën përpara në procesin e dialogut, që sipas tij, do të garantonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj, shkruan Arbresh.info.
“Në Ambasadën tonë në Vjenë u takova sot me të dërguarin special të BE-së, Lajçak për të diskutuar rrugën përpara në procesin e dialogut që do të garantonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Ne folëm edhe për përgatitjet për një takim të ardhshëm në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, shkroi Bislimi,
In our Embassy in Vienna I met today w/EUSR Lajcak to discuss the way forward in the dialogue process which would guarantee full implementation of the Basic Agreement & its Annex. We also spoke about preparations for an upcoming Brussels meeting at the level of chief negotiators. pic.twitter.com/GjnoX9BzDI
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 10, 2024
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...