Zëvendëskryeministri i vendit Besnik Bislimi bashkë me ekipin e tij, është takuar sot në një takim bilateral me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.
Zyra e Kryeministrit njofton se nuk ka pasur takim trelateral mes palëve, përcjell Arbresh.info.
Në takim, u trajtuan tema të cilat ndërlidhen me zbatimin e Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara të 21 tetorit.
Ky ishte takimi vijues i procesit pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj si dhe gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve.
“Draft-propozimi për zbatim të nenit 7 ndërlidhur me nenin 10 nuk ishte pjesë e diskutimeve, por u ritheksua qëndrimi i Kryeministrit Kurti të paraqitur me 26 tetor para liderëve, që nënkupton se ecja tutje duhet bërë në pajtim me parimin se vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe zbatim të marrëveshjeve”, thuhet në njoftim.
“Në diskutimin mbi planin e sekuencimit të zbatimit u paraqitën komentet tona që insistojnë në zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike. U trajtuan dhe marrëveshjet të cilat kanë hasur në pengesa e moszbatueshmëri në proces nga pala serbe, siç janë ajo e energjisë dhe çështja e personave të zhdukur me dhunë. Kosova u pajtua me draftin e dokumentit për termat e referencës për zbatimin e Deklaratës mbi Personat e Pagjetur, pas pranimit nga ana e BE-së të komentit tonë”, thuhet tutje në njoftimin për media.
Tutje, ZKM thotë se Qeveria e Kosovës, vijon të mbetet e përkushtuar dhe palë konstruktive në proces, e angazhuar maksimalisht për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke./Arbresh.info/
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...