Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi po raporton para Komisionit për Integrime Evropiane.
Ai ka bërë të ditur se tema e liberalizimit të vizave është në pikën e pestë të agjendës së takimit të grupit punues të liberalizmit të vizave.
Bislimi tha se pika që mbulon Kosovën do të jetë në agjendë në ditën e dytë, konkretisht më 13 tetor, teksa shtoi se disa nga vendet anëtare kanë kërkuar një vlerësim të raportit të Komisionit Evropian në lidhje me progresin që ka pasur Kosova nga viti 2018 deri më tani.
“Për këtë angazhim, stafi im bashkë me departamentet për integrime evropiane brenda ministrive të linjës kanë përgatitur një imput prej 33 faqesh që ia kemi dërguar Komisionit Evropian. Nga ky material, Komisioni Evropian ka përgatitur një raport të shkurtër të ri-vlerësimit që nesër iu shpërndahet vendeve anëtare dhe pastaj javën tjetër diskutohet në mbledhjen e përbashkët”, është shprehur Bislimi.
Tutje, ai tha se ky s’është hapi i fundit, teksa shtoi se janë edhe pesë hapa të tjerë, por që se shpreson se të gjithë këta hapa do të përmbyllen në një periudhë relativisht të shkurtër, pa dhënë ndonjë datë të caktuar se kur mund të ndodh liberalizimi i vizave./arbresh.info/
Sulmi në Ibër-Lepenc, Hovenier: Mbështesim autoritetet kosov...
Sekuestrohen 10 armë zjarri brenda një jave në rajonin e Pri...
Miratohet në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...