Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka raportuar lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.
Bislimi dha detaje lidhur me takimin e 4 prillit në Bruksel me ndërmjetësin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.
Ai theksoi se pala kosovare dhe ajo serbe janë dakorduar për deklaratën për të pagjeturit dhe se e njëjta pritet të aprovohet në takimin e radhës ndërmjet dy liderëve.
“Pika e katërt që është diskutuar ka të bëjë me dakordimin e palëve për personat e zhdukur me dhunë. Teksti aprovohet dhe publikohet nga liderët në takimin e radhës”, tha zëvendëskryeministri.
Ai bëri të ditur se kanë pasur vetëm një vërejtje në tekst dhe e njëjta është pranuar,
Zëvendëskryeministri bëri të ditur se në takimin e 4 prillit është diskutuar edhe për takimin e radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai po ashtu foli rreth idesë së BE-së për sekuencim.
“Takimi më 4 prill ka pas për detyrë qartësimet e mëtejme për hapat që duhet të ndiqen për zbatimin e kësaj marrëveshje andaj edhe sekuencimi ka qenë pika e më e rëndësishme e takimit të 4 prillit”, tha ai.
Ai tha se është bërë një dokument njëpalshe që tregon principt kryesore për zbatimin e planit franko gjerman.
“Në çoftëse për shembull palët i njohin dokumentet e njëri tjetrit nuk është kompormis i Serbisë apo i Kosovës por është dakordim i dy anshëm,në çoftëse njëra palë bënë një hap shembull nëse Serbia thotë unë do të tërheq letrat e mos njohjes, atëherë kjo konsiderohet si një hap që ka bërë Serbia. Në çoftëse Kosova thotë ne dakordohemi për një takim ky konsiderohet një hap që ka bërë Kosova”, u shpreh Bislimi./Arbresh.info/
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...