Vizita në Holandë e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka vijuar me një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Ekonomik dhe Social (SER), Jacqueline Prins.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në këtë takim, Bislimi u njoh me punën, angazhimin dhe kontributin e Këshillit për shpërndarje të barabartë, balancimin e rritjes ekonomike dhe përfshirje sa më të madhe të forcës punëtore.
Ai e vlerësoi modelin që paraqet ky këshill si instrument i rëndësishëm për propozim e hartim të politikave. Ky trup gjithëpërfshirës luan rol jetik si urë lidhëse, në shërbim të së mirës së përgjithshme.
Bislimi e falënderoi për takimin dhe mundësinë për të parë nga afër modelin e tyre, përmes të cilit kontribuojnë në shoqëri./Arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...