Takimi i fundit i vizitës zyrtare në Budapest i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, u zhvillua me Ministrin për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka.
“Bislimi pati mundësinë të njihej së afërmi përmes këtij takimi me prioritetet e Presidencës së ardhshme të Hungarisë në Këshillin e Bashkimit Evropian, e cila starton nga data 1 korrik. Ndër prioritetet kryesore është dhe zgjerimi i BE-së me fokus në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilën zëvendëskryeministri e përshëndeti dhe vlerësoi lartësisht”, thuhet në komunikatën për media nga ZKM, përcjell Arbresh.info
Në dritën e integrimit të rajonit në BE, ai foli për situatën aktuale të Kosovës në këtë rrugëtim, ku shprehu mbështetjen e lartë qytetare në vend për aderim në unionin evropian, nënvizoi aplikimin tonë për anëtarësim në dhjetorin e vitit 2022 dhe nevojën për trajtimin e këtij aplikimi me qëllim arritjen e hapava konkret tutje përmes marrjes së pyetësorit e më pas statusit të vendit kandidat, por edhe theksoi përkushtimin në zbatimin e agjendës së reformave evropiane dhe punën e cila po zhvillohet aktualisht në kuadër të Planit të Rritjes.
I pranishëm në këtë takim ishte dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, i cili trajtoi reformën në administratën publike si pjesë e proceseve me vëmendje të veçantë në arritjen e standardeve dhe zbatimit të praktikave efektive evropiane.
Duke i uruar suksese shtetit të Hungarisë në presidencën e tyre të ardhshme në Këshillin e BE-së, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të ngushtë e produktiv./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...