Google ADS

Bislimi: Muni me flejtë shlirë, dialogu s’ka qenë kurrë më mirë

15:39 | 18 Korrik 2022
arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III).

Ai është pyetur nga deputetët edhe procesin e dialogut me Serbinë.

“Unë si kryenegociator kam mandat të qartë dhe atij mandati i përmbahem 100 për qind, në atë mandat s’ka asnjë lëkundje. Pozita e Kosovës në procesin e dialogu s’ka qenë kurrë më mirë dhe s’ka asnjë arsye për brenga apo skepticizëm në tërësi. Muni me flejt shlirë”, deklaroi Bislimi.

Pavarësisht paralajmërimeve, ende nuk ka ndonje datë nëse do të zhvillohet ndonjë takim i nivelit të lartë në negociatat Kosovë-Serbi, të lehtësuara nga Bashkimi Evroian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme