Bislimi mohon ikjen e të rinjve nga Kosova: Kanë dal veç gjyshet jashtë, u kënaqën

13:38 | 19 Qershor 2024
E.K

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi ka deklaruar se situata aktuale e emigracionit nuk përfshin të rinjtë, por të moshuarit.

Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi ka thënë se në zonën Schengen po dalin gjyshërit dhe se të rinjtë po qëndrojnë në vend dhe po kontribuojnë për zhvillimin e tij.

“Nuk kanë dal as rinia, as të vjetrit kanë dal gjyshet, kanë shku me i këqyr nipat, u kënaqën po ato s’kanë qenë pjesë e fuqisë punëtore as se kanë dëmtuar tregun e punës as nuk kanë me e dëmtu. E kanë rrit mirëqenien edhe të gjyshërve tanë edhe të familjeve që i kanë prit atje diçka që s’ka mujt me ndodh përpara duhet më iu gëzu kësaj dhe mendoj që është mirë”, tha Bislimi.

“Unë po them punësimi është rritur, nuk po flas për fuqinë punëtore. Nëse punësimi ka qenë 355 mijë dhe sot është 420 mijë, jemi të fole për 65 mijë vende shtesë. Mundeni me thënë 20 mijë punëtore më pak, kanë ik etj.. megjithatë, janë 65 mijë veta më shumë që sot kanë kontrata pune, dhe në fund të muajit marrin pagë edhe e shpenzojnë atë pagë. Kjo nuk mund të ndryshohet”, tha Bislimi, teksa insiston se kohëve të fundit është rritur numri i të punësuarve.

“Ma gjejë një periudhë tjetër në të cilën janë punësuar 65 mijë punëtorë për tri vite. Shifrat për emigrimin do të dalin, krejt ajo panika që është përhap ka dështu, nuk kanë dal as rinia, as të vjetërit. Kanë dal gjyshet, kanë shku me i këqyrë nipat, u kënaqën. Por, ato s’kanë qenë pjesë e fuqisë punëtore”, deklaroi Bislimi./eo

Të ngjashme