Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti eurodeputetët nga Parlamenti Evropian, Thijs Reuten dhe Ladislav Ilcic.
Zëvendëskryeministri Bislimi pranoi simbolikisht nga eurodeputeti Reuten, i cili ishte dhe raportues mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, penën me të cilën u nënshkrua me 19 prill të vitit të kaluar, vendimi final për procesin.
Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë takimit, u bisedua mbi rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ku zëvendëskryeministri përmendi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe nevojën për ecjen tutje në këtë proces, angazhimin e vendit sa i përket Planit të Rritjes dhe punës për reformat indikative, por edhe performancën e vendit përmes indikatorëve ekonomikë.
U ngritën dhe çështje që ndërlidhen me fusha si energjia, shëndetësia, arsimi. U adresuan dhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ku zëvendëskryeministri ritheksoi se ato janë të padrejta dhe duhet të hiqen sa më parë.
Nga ana e tyre, eurodeputetët Reuten dhe Ilcic nënvizuan se Parlamenti Evropian e mbështet Republikën e Kosovës në objektivin e qëllimin e saj në rrugëtimin integrues drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar dhe mirënjohjen për qëndrimin parimor e mbështetjen ndaj qasjes evropiane kundrejt agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë.
Duke i falënderuar eurodeputetët për përkrahjen e vazhdueshme të tyre dhe të Parlamentit Evropian ndaj Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi pikëpamjet e ndara dhe diskutimet gjithmonë produktive.
Në këtë takim, ai shoqërohej dhe nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami./Arbresh.info/
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...