Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt.
Ai e falënderoi ambasadoren për mbështetjen e pareshtur të Kanadasë për Kosovën, duke veçuar përkrahjen ndaj proceseve të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Palët biseduan rreth raporteve bilaterale dhe potencialit për zgjerimin dhe thellimin e tyre edhe më tej. U theksuan bashkëpunimi mes kuvendeve dhe deputetëve të dy shteteve, ngritja e marrëveshjeve apo memorandumeve të mirëkuptimit për fuqizim të ndërveprimit në fusha me interes të përbashkët dhe forcimin e lidhjeve në sferat ekonomike”, thuhet në njoftimin për media nga ZKM-ja.
Zëvendëskryeministri e informoi ambasadoren edhe mbi zhvillimet aktuale në vend dhe procesin e dialogut. Duke shprehur mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e Kanadasë ndaj Kosovës, zëvendëskryeministri e falënderoi ambasadoren për bisedën dhe shkëmbimin e ditës së sotme./Arbresh.info/
Familjarët e Eglit kanë dy fjalë për Gjestin
Islam Makhachev i pandalshëm – mbron me sukses titullin e pe...
4000 kamionë ndihma janë gati për të hyrë në Gaza, thotë UNR...
Amber i kundërpërgjigjet komenteve se Gjesti e nxori nga Big...
Rama: Do hapim në Korçë qendrën e parë të skive turistike në...
Kurti shkon për drekën e të dielës te familja e dëshmorit Lu...