Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se sot me akterë ekonomikë dhe biznesorë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime i kanë diskutuar mundësitë dhe përfitimet që ofron Plani i Rritjes i BE-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi ka thënë se përmes kësaj iniciative, planifikohet që 6 miliardë euro të ndahen nga BE-ja për ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, nga të cilat Kosova mund të përfitojë deri në 945 milionë euro përmes realizimit të agjendës së reformave, shkruan Arbresh.info.
“Realizimi i kësaj agjende të reformave do të ndikojë në tërësi pozitivisht mbi avancimin e Republikës së Kosovës në rrugëtimin evropian, si dhe të sjellë rezultate të prekshme në shumë fusha kyçe, e ku ndër to përfshihet dhe përmirësimi i mjedisit biznesor”, ka thënë Bislimi. /Arbresh.info/
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier